>
BIOSHQIP
Biografia
Me emrin e artit, Gena, ajo ka marrë pjesë në eventet muzikore të realizuara në shkollë që në shkollën 9-vjeçare. Që në moshë të vogël ka marrë leksione private për kanto, duke vijuar më pas edhe liceun artistik “Jordan Misja”, e angazhuar në korin e liceut. Është vlerësuar me Çmimin e Kritikës, në konkursin “Perform-Fest” dhe me çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar “Jorgjie Truja”. Tre herë pjesëmarrëse në aktivitetin “Nyou Festival” dhe aktualisht vijon studimet, dega Kanto.

Në Mars 2021, Gena merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Mekat". Vjen për herë të parë në Kënga Magjike, si pjesë e kategorisë New Artist.