>
LETERSISHQIP

Me Që Rregull U Vendos Në Botë

Duke u zgjeruar mëngjeset e dimrit,
duke u kthyer mbrapsht
me peshën e saj
sa mund të më mbushë jeta,
meqënëse u vendos rregull në botë:
copërat e një peme në largësi,
drita e dendur
që lëviz me shkathtësi harabeli.
Ja, kështu: e dlirë dhe e flaktë
dhe qind për qind jeta e lirë
vetes një trung i kërkon,
ndonëse melodia e saj,
me po atë uri primitive
zhvishet pranë meje,
digjet si qymyri.