>
BIOSHQIP

Erik Lloshi, Së Shpejti Klipi I Ri “Më Ndiq Në Faj”

03-10-2012
I ftuari i radhës në rubrikën "Pink Report", të emisionit "Rreze Dielli" ishte këngëtari i hitit "Ajo është ajo", Erik Lloshi.

Së bashku me gazetaren Suada Daci, biseduan rreth karrierës së tij dhe tregut muzikor në Shqipëri. Lloshi u shpreh se pritet të publikojë së shpejti një klip të ri nën titullin "Më ndiq në faj".

Sipas tij kjo këngë nuk do të jetë një baladë që i këndohet dashurisë por anës së kundërt të saj, tradhtisë. Për këtë arsye këngëtari theksoi se edhe klipi do të jetë më i errët se "Ajo është ajo".

Kënga do të mbajë si gjithmonë vulën e "Threedots Production" dhe kompozitori i saj është Kledi Bahiti.

Gjithashtu Eriku, i cili vazhdon studimet për kanto, tha se është mjaft të vështirë për profesionistët të jenë pjesë e tregut, pasi sponsorët ndihmojnë më shumë njerëzit pa talent por që kanë më shumë njohje.

Këngëtari Erik Lloshi rrëfeu se nuk do të ishte pjesë e këtij edicioni të "Këngës Magjike" por do të marrë pjesë në "Top Fest 10".

Gjithashtu ai tha se kënga "Në fantazi", e cila nuk është e shoqëruar me një klip ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe kjo është testuar nga pjesëmarrja e tij në "Summer Fest, në Sarandë.
(shqiptarja)

Erik Lloshi, Së Shpejti Klipi I Ri “Më Ndiq Në Faj”