>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo u shpërngul në Greqi me familjen e saj që kur ishte fëmijë. Prej disa kohësh talenti i saj ka nisur të marrë udhë në një prej skenave dhe konkureseve më të mëdha ndërkombëtare, siç është ai i “Idol 2017” në shtetin e Suedisë. Erika, e cila rrjedh nga një familje talentësh në qytetin e Shkodrës në audicionet e para të konkursit muzikor mori pjesë me këngën “Chandelier” të Sia-s. Dhe duket se ka qenë pikërisht kjo këngë që i ka sjellë fat asaj, pasi që në shkëlqimin e audicioneve, shkodrania magjepsi jurinë dhe ka arritur të kalojë me sukses edhe në fazat e tjera. Mesa duket suksesi në botën e muzikës është i garantuar për Erikën, pasi Zoti i ka dhënë një vokal të jashtëzakonshëm.

Më datë 4 Korrik 2019, Erika Bitanji publikon videoklipin "Karma".

Më datë 31 Tetor 2020, Erika Bitanji publikon videoklipin "Coming Up".