>
BIOSHQIP
Biografia
Erina është një emër i ri në skenën shqiptare, që synon fuqishëm të futet në tregun muzikor shqiptar.

Më datë 29 Dhjetor 2021, Erina publikon videoklipin "Cinderella". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Petrit Sefaj, Arianit Palaj & Erina. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Deal Records.

Më datë 25 Mars 2022, Erina & Lannex publikojnë videoklipin "I Saj". Muzika e këngës u punua nga Big Deal Records, Lum Dakaj & Lannex, ndërsa teksti u shkrua nga Lum Dakaj & Lannex. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Deal Records.

Në Maj 2022, Erina merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Cinderella".