Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Sa Herë

Sa herë jam rrëzuar,
Në shkallët e jetës, pa shkak,
Mbi vete kam mbajtur dhimbjen,
Sa herë jam dërrmuar, e pa fat!

Vërtet që nuk duroj të rrëzohem,
Se dhimbjet zemra nuk i mban më,
Edhe pse në një jetë-dhimbje,
Jam ngritur të luftoj si gjithnjë!

- Poezi nga Erinda Medolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0