Do ikë dimri bashkë me acarin.
Do kthehen dallëndyshet me pranverën
Do sjellin cicërima e ngrohtesinë e diellit.
Do t'i sjellin njerëzve kaltërsinë e qiellit.
Po mua kush do të ma kthejë sadopak
Lotin që doli nga syri si zambak?
Të më ngrohë shpirt e të më ngrohë gjak,
E të ma heqë trishtimin përçark?
Besimi se dashuria do të më gjejë
do më përkëdhelë me fjalët që ajo di.
Do të vijë dhe dita ime,
Tek Zoti dhe dashuria kam besim.