Duart
Ka duar që na prekin trupin
Por nga receptorët e tij s'arrijnë të ndjehen.
Ka duar, që na prekin telat e zemrës
Të ngjashme, me melodinë e këngës.
Të buta dhe të ngrohta gjithë jetën
Tingujt e tyre, aty në zemër mbetën.
Ka nga ato duar, që na prekin shpirtin
Gjurmët e tyre nuk mund të treten.
- Poezi nga Erinda Medolli
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Erinda Medolli
Komente 0