Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Të Flisnim

Ditët kanë filluar të zhduken pa fjalë,
E agimet të zgjohen pa dritë,
Kërkoj të thith pak ajër të ngrohtë,
Po dita ikën pa ardhur mirë!

E kështu ne ngrysemi të mallosur,
Të vetmuar për të dëgjuar dy fjalë,
Kjo heshtje që vret, hyn brenda nesh,
E ftohtë, e hidhur, e çalë!

Sa do të doja që vetëm një herë,
Heshtjen tonë ta vrisnim,
E për veten tonë të loznim,
Të qeshnim,Të flisnim!

- Poezi nga Erinda Medolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0