Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Maturës Sime

A e mbani mend
Kur çfarë s’kemi bërë?
Të etur pas jetës
Që nuk e kishim njohur mirë!
Luanim me kapriçot e moshës
E vrisnim çdo rutinë!

Si një grumbull bletësh
Të palodhur në çdo dëshirë,
Atëherë s’e ndjenim peshën e jetës,
Nuk ndjenim kurrë zbrazëtinë!

A e mbani mend
Si e ndryshonim
Rrjedhën e çdo dite
Duke ndalur shiun të binte!

A e mbani mend
Çmendurinë tonë
Që ishte aq e lirë,
Përbuznim çdo mposhtje
Në këtë botë të vështirë!

- Poezi nga Erinda Medolli


- U dërgua nga Eri -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0