Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Tema: Poezi Dashurie


Mungesa E Dashurisë

Sa më paska munguar një dashuri
Sa dhe fjalët nuk ia njihja,
Kur i dëgjoj më vjen çudi
"Sa e madhe qenka Dashuria"!

Vetmia nuk më mbyti
Por s’di se si pa të unë rrija.
Sa kam pritur që ta ndjej
Aq sa shpresat
m'i treti vetmia!

Do të kërkoj për një dashuri
Derisa të më humbë fuqia,
Sa fort kam ëndërruar
Një Zot e di,
Për një dashuri
që të jetë e imja!

- Poezi nga Erinda Medolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0