Tema: Poezi Për Familjen
Prindërit
Një dashuri e pa shtirë
Në majë të botës të shkosh,
Kushedi sa male të kalosh!
Askush nuk do të dojë më mirë,
Mirësinë nuk ma dha askush
Por në zemrën time Ata e kanë mbirë.
Në të gjitha përpjetat e jetëst ec,
Dhe rrugën mos e ndjesh të vështirë!
Dashuri që mirësinë rrezaton
S’të le asnjëherë vetëm,
Në gjirin e saj të shtrëngon,
Edhe kur mërzia ta mbyt jetën!
Dashurinë që prej jush e kam marrë
Në askush tjetër s’e gjej,
Jam e lumtur dhe unë në këtë botë,
Kur pranë vetes, ëmbël, ju ndjej.
- Poezi nga Erinda Medolli
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Erinda Medolli
Komente 0