Tema: Poezi Shprese
Vegim E Shpresë
Njerëz modernë e autonomë,
Me veshë të mbyllur
E buzë që s’dinë se ҫ’thonë,
Të zhytur në vogëlsira,
Që i kanë shpikur vetë!
E që po t’i prekësh,zhurmojnë,
Rrëmujat e brendshme
Papritur depërtojnë,
Nga qelizat në jetë,gumëzhojnë!
Njerëz të mjerë,që dëgjojnë zhurmën e ankthit,
Klithmën e dëshpërimit,
I lënë ëndrrat t’u digjen,
I nënshtrohen dëshpërimit!
Për mua, le ta dinë të gjithë,
S’ka më durim për të tilla vegime,
Tani që dola nga erësira
Ka kuptim,jeta,familja,dashuria ime!
- Poezi nga Erinda Medolli
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Erinda Medolli
Komente 0