Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Tema: Poezi Dashurie


Ne Të Dy

Ata që s’e dinë ç’është dashuria
Kur të na shohin “Ne”, le ta kuptojnë,
Ata që në të brishtë i ktheu vetmia
Tek duart tona të lidhura le ta shikojnë!

Ata që s'besojnë tek dashuria
Tek zemrat tona le të dëgjojnë,
Tik-taket që rrahin nga thellësia
Aty ku dashuritë burojnë!

Nuk ka rëndësi për dy të dashuruar
Sikur edhe njëmijë ta kundërshtojnë,
Dashuria jemi ne, duam të themi
E rritet ëmbël, kur zemrat lumturojnë!

- Poezi nga Erinda Medolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0