Dhurata Ime
Nga Qielli zbriti sot për mua
Një dhurate që brenda ç’ka s’e di!
Me petale shpirti mbuluar
"Të dua më shumë se çdo njeri!"
Erdhe në jetën time si dhuratë
Ndriçove ditët, netëve u dhe ditë,
Freskove çdo cep të shpirti të thatë
Mbushe me dashuri boshllëkun në vite!
Çfarë je ti, dhurata ime e çmuar
Që çdo moment më bën të buzëqesh?
Mahnitem se si gjërat më pëlqejnë,
Dhe sytë e mi për ty,vetëm shkëlqejnë!
- Poezi nga Erinda Medolli
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Erinda Medolli
Komente 0