Tema: Poezi Dashurie
Si Një Libër
Si një libër i bukur
Në dorën tënde jam,
Çdo ledhatim, një faqe
Dashurinë për ty e kam!
Sytë tek unë drejtuar nguten,
Duken sikur në shpirt lexojnë,
Thellë, në kujtesë, duan të futen
Imazhin e lumturisë kërkojnë!
Ato duar të brishta kristal,
Përpiqen të ma heqin vetminë,
Duan të më shfletojnë të gjithën
Kanë dëshirë pranë meje të rrinë!
- Poezi nga Erinda Medolli
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Erinda Medolli
Komente 0