Erinda Medolli Poezi
Erinda Medolli

Tema: Poezi Dashurie


Të Vdes Për Ty Nuk Mjafton

Me ty ec, me ty gëzoj,
Ti e shkrive zemrën time kristal,
Pa ty ajo ngec, më tej s’rreh dot
Dashuria e nxit, e ngroh, e mban!

E grisa fletoren e zhgënjimit
Ku ishin shkruar ditë dëshpërimi,
Më dhe ndjesi të qiellit flakë,
Dete emocionesh dhe përdëllimi!

Je gjysma ime e humbur
Që zemra ime kërkon,
Dua të të bëj shumë të lumtur
Edhe të vdes, për ty nuk mjafton!

- Poezi nga Erinda Medolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0