TEKSTESHQIP

Erio Qerfozi
Netët E Gjata
Lyrics

Pse vallë grindesha fare kot,
Me njeriun që doja aq shumë,
Një “Më fal” s’e thosha dot,
Krenare Ajo, i vrazhdë unë.

E grindjet vazhdonin më gjatë,
Sa buzëqeshja na ngrinte në buzë,
Por asnjëherë s’e mora inat,
Se fajin e mbaja vetëm unë.

Kështu nisën netët pa gjumë,
Të gjata, më të gjata se nata,
Por sytë e Saj mbetën tek unë,
Tamam si dy yje të zjarrta.