>
BIOSHQIP

Erion Ajro Mirëpritet Bukur Në Shkodër

01-12-2014
Ka qenë një super organizim për fëmijë, mbajtur në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër spektakli ‘Miss dhe Mister Vogëlushi’ organizuar nga ‘Shkodra Next’. Përvec fëmijëve më simpatikë të Shkodrës që garonin ka pasur të ftuar edhe artistë të vegjël, mes tyre i ftuar special ka qenë edhe këngëtari nga Prishtina, Erion Ajro ku është pritur mjaft mirë nga shumë spektaktorë që kishin mbushur teatrin, madje në këngën e dytë ‘Nëna’ i ka emocionuar të gjithë. Erioni vazhdon të shkëlqejë kudo në cdo skenë ndërsa është thuajse i vetmi artist për fëmijë që është i ftuar në shumë produksione muzikore në xhirimet e Vitit të Ri’.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Erion Ajro Mirëpritet Bukur Në Shkodër