A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Vetmia

Vetmia ndonjëherë
Gjendjen t'a ndryshon
Të bën të kuptosh
Se ndoshta gjithkush
Të tradhton.

Sa shumë do doja
Që të kisha dikë
Të cilit t'i besoj
E në çdo moment
Hidhërimi i gëzimi
Atë për gjithçka t'a falenderoj.

Ndoshta gjithkush të urren
E askush të mirën nuk ta do
Po ti qëndro i fortë
Dhe në veten tënde beso.

Njerëzit në fillim të duan
Pastaj menjëherë të harrojnë
Atë që e do më së shumti
Prej tij zhgënjehesh
Prandaj shumë dashuri e besim
Askujt mos i dhuro.

- poezi nga Erita N.Bytyqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019