>
LETERSISHQIP

Dashurisë

O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj c'të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.

Në jetë më solle edhe dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s'jam ankuar kundër tej
as me gojë e as me shkrim.

Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
në pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem skllav...

Ma ktheve gjuhën në përcartje
më bëre plak me shpirt fëmijë
herë më hodhe qefin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.

Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Vec të lutem mos më lër...
në atë vend ku ti mungon!