Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Trimërie

Fazli Grajqevci

Ju malet e malësisë këndoni
qiellin kënga të pushtoi
kënga nismëtare e Fazlisë
Mësuesit,Dëshmorit të lirisë.

Për flamurin kuq e zi
jehoj në popull zëri i tij,
nuk e trembi dot armiku
Fazliun trim zemër çeliku.

Kushtrimin që la ai
mbi këto troje të arbërisë
t'i hap varrin mizorisë
lufta për flamurin e lirisë.

Lum Kosovë për birin tuaj
Fazliun flamurtar të lirisë
Valo lartë pra o flamur
për ty ra dhe nuk vdes kurrë.

Shkruar.20.11.2014
Erleta Xhevat Dogani,Kl.II-të.
Sh.f."Kadri Zeka",Dubravë,Kaçnik

- poezi nga Erleta Xhevat Dogani


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  22


Më shumë nga Erleta Xhevat Dogani


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet