>
BIOSHQIP

Ermali, Ledri & Lumi B Fitojnë Top Fest 12

01-06-2015
Është mbajtur mbrëmë finalja e madhe e Top Fest 12 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, njëkohësisht Top Festi i fundit, pasi duke filluar nga viti i ardhshëm ky festival do të shndërrohet në Top Awards.

13 artistë performuan mrëmë me performanca nga më të ndryshmet. Njëkohësisht kishte edhe performanca nga të ftuar special si: Capital T, Era Istrefi, Troja & Elvana Gjata me Florin.

Pas votimit nga publiku erdhi edhe zarfi me emrin e fituesit, kënga fituese u shpall "Shko" kënduar nga Ermali, Ledri Vula & Lumi B, kjo këngë poashtu fiitoi edhe dy çmime të tjera gjatë mbrëmjes, atë të "Best Male" dhe "My Music Awards".

Me nga 2 çmime u ndanë edhe Noizy & Elgit Doda dhe Beatrix Ramosaj, Noizy me Elgitin fituan çmimet: "Most Social Artist" dhe "Best Hip Hop". Performanca e Noizyt e veçua pak si më e veçantë pasi ai zbriti me helikopter në Pallatin e Kongreseve.

Beatrix Ramosaj gjithashtu solli një performancë super të nxehtë me një interpretim mjaft hot në skenë, kënga "Dhoma 609" arriti të fitoi 2 çmime, atë të "Best Female" dhe çmimin e "Top Albania Radio".

Një performancë mbreslënëse solli edhe Teuta Kurti me interpretimin e këngës "Mëkat" e cila edhe pse nuk morri asnjë çmim arriti të mbledh duartrokitjet më të zjarrta nga publiku për interpretimin e saj.

Eugent Bushpepa kësaj rradhe u nderua me çmimin "Top Festi i Fundit", një çmim honorifik ky i dhënë nga vetë organizatorja e festivalit, Lori Hoxha.

Çmimet e tjera që u dhanë në këtë mbrëmje ishin: "Best Balade" për Stenaldin, "Artist to watch" për Aslaidon, "Best Rock/Alternative" shkoi për Petrit Çarkaxhiun & Dem baba dem, "Kënga më e mirë Pop" për Kastro Zizon dhe "Best Video" për grupin Troja.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ermali, Ledri & Lumi B Fitojnë Top Fest 12