>
BIOSHQIP

Ermali Flet Për Bashkëpunimin Me Kiden

20-02-2016
Këngëtari Ermal Fejzullahu ka bërë me dije se shumë shpejt do të vijë me një bashkpunim të ri me këngëtaren e re Kida.

Ai ka treguar disa detaje për IndexOnline rreth këngës së tij më të re:

“Këngën me Kidën e kemi realizuar tek On Records Zap and Chris. Tekstin e këngës e ka shkruar Mozzik dhe Getinjo, ndërsa videoklipi është realizuar nga XL production.”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ermali ka treguar se kënga pritet të lansohet brenda pak ditësh.

“Duke qenë se kënga është ritmike, edhe performancat janë të mira. Kënga pritet të dal në treg brenda dhjetë ditëve”, ka shtuar ai.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ermali Flet Për Bashkëpunimin Me Kiden