>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu Dëshiron Katër Fëmijë

09-05-2015
Këngëtari tash ka tre fëmijë me bashkëshorten e tij Arianën, por në një intervistë të fundit për Panorama Plus ka zbuluar se dëshiron edhe një tjetër, të katërtin. Kaq ka edhe babai i tij, aktori dhe këngëtari Sabri Fejzullahu.

Por ndryshe nga Sabriu, që ka nga dy fëmijë me gra të ndryshme, Ermali dëshiron të katërt t’i ketë me të njëjtën grua, me të cilën duket se bën jetë të lumtur.

“Je baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm, madje po mban rekord në estradë, a mendoni për ndonjë fëmijë tjetër apo i keni dhënë fund me kaq?”, ishte pyetja për Ermalin, dhe ja përgjigja e tij:
“Po, kam tre fëmijë, tre yje, jemi një familje që funksionojmë shumë mirë dhe ku i dihet jetës, ndoshta do kemi edhe më shumë fëmijë.

Tek e fundit, fëmijët janë fryt i dashurisë”
(Indeksonline)

Ermal Fejzullahu Dëshiron Katër Fëmijë