>
LETERSISHQIP

Gjithë Ëndërrat Dhe Dëshirat

Gjithë ëndërrat dhe dëshirat
që në jetë i thurra,
i mblodha të gjitha bashkë,
i rradhita një nga një,
si fletët e një ditari,
por aty nuk pashë gjë tjetër,
vetëm fletët që po shkyen,
duke rënë një nga një në
tokë.
ashtu si bien gjethet e
vjeshtës
që era me vete i merr.
Tani kanë mbetur pak fletë,
me shpresë që diçka të
ndryshojë.
dhe një fletë e vetme le të
jetë,
kujtimi më i bukur le të
mbetet
që as nën dhè të mos tretet!
Një fletë e vetme le të jetë,
dhe do t’i mbyll sytë e qetë,
në atë fletë të jemi unë dhe ti
ku të ketë lumturi dhe
dashuri!

DËRGOI: