>
BIOSHQIP

Ermal Mamaqi, Protagonist Edhe Në Muzikë

27-06-2014
Ermal Mamaqi ka qënë shumë protagonist në muzikë këto ditët e fundit. Ai dhe Dr. Flori kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Mos pi mall, bëj palestër”.



Dr. Flori ka bërë muzikën dhe ka shkruar tekstin e këngës së realizuar nga ‘Ermal Mamaqi Production’. “Pro..Video” është angazhuar për xhirimin e klipit. Videoklipi i ri ka elemente komike, por kënga ka njëherësh një mesazh të mirë për të rinjtë.



Ata janë dy personazhe të njohur dhe të dashur të ekraneve shqiptare. Ermal Mamaqi, humoristi dhe këngëtari që ka rrëmbyer zemrën e prezantueses Amarda Toska, me të cilën ka edhe një fëmijë, është “konfliktuar” dhe ka shkëmbyer batuta me prezantuesin dhe opinionistin Olti Curri gjatë mbrëmjes së djeshme.



Mamaqi ka bërë publik klipin e këngës të realizuar në bashkëpunim me Bes Kallakun, të cilën e ka quajtur “Mos pi mall, bëj palestër”. Pasi e ka dëgjuar dhe parë me vëmendje, Olti Curri shkruan në faqen e tij në Facebook: “"Mos pi mall, bëj palestër" një këngë që pasi e dëgjon të shtyn më shumë të pish mall sesa të regjistrohesh në palestër...”



Si kundërpërgjgje, Mamaqi shkruan: “Lajm i keq nga Olti Curri. Olti pasi dëgjoi këngën tonë të fundit, la palestrën dhe filloi mallin. I lutem të gjithë shpërndarësve mos i jepni mall Olti Currit!!!”. Kaq ka mjaftuar për të nisur batutat dhe ironitë në distancë mes dy personazheve, të cilët kanë komentuar nëpër faqet e tyre, kundrejt njëri-tjetrit.



Por Ermali nuk ndalet dhe publikon edhe një videoklip tjetër. Jo një vajzë, por shumë bukuroshe që luajnë dhe duken mjaft seksi, ka dashur këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi ti kishte në klipin e këngës së tij më të re.



Kënga tregon edhe një pjesë të bukur të bregdetit shqiptar dhe mban titullin "Serenata", pa lënë pas edhe humorin që e karakterizon artistin.





Ermal Mamaqi, Protagonist Edhe Në Muzikë