Më mbaj mend (për 1 muaj)


Ermira Babaliu: Unë Në Politikë? Nuk I Futem Detit Me Këmbë!


Nuk ka akoma asnjë votë

[14-08-2012]
Ermira Babaliu eshte nje nga zerat me te njohur dhe te dashur per te gjithe shqiptaret, jo vetem brenda Shqiperise por edhe jashte saj, kudo ku ka shqiptare. Megjithese ka 17 vite qe jeton ne Amerike, ajo eshte prezente ne ekranet shqiptare, sa here qe vjen ketu. Ne nje interviste per suplementin "Summer Time", ne gazeten "Koha Jone", Ermira flet per jeten e saj ne Amerike dhe se a ka menduar ndonjehere qe te rikthehet, per te jetuar pergjithmone ketu.

Teksa eshte paksa skeptike per menyren e jetes ketu, Ermira thote se vjen me shume deshire dhe madje shpesh. Nepermjet kesaj interviste, kengetarja tregon edhe projektet saj me te reja, por per te mesuar me shume lidhur me to, lexoni intervisten e plote.

U bene shume vite qe jetoni ne Amerike, cfare ju ka cuar atje dhe cfare ju mungon me shume nga Shqiperia?

Kjo pyetje me behet gjithmone neper intervista, une erdha ne Amerike pasi me doli lotaria, e sigurisht qe kerkimi i nje jete me te mire me ka sjelle ketu. Tani qe eshte "zvogeluar" bota, nuk me mungojne shume gjera. Me kushtet ne te cilat ndodhet vendi, me pamundesine per te pasur nje hapesire reale te lirise, me mungon fizikisht atdheu, nena, te afermit, skena, publiku. Nderkohe qe mbas 17 vjetesh, vendi ku jetoj me eshte bere nje tjeter fole e dashur. Menyra se si eshte pozicionuar individi ne shoqerine e sotme shqiptare, le shume per te deshiruar.

Ne nje nga intervistat e tua te fundit keni thene se jeni ne perfundim te albumit tuaj, deri ku ka shkuar puna per te?

Nje album, i cili kerkon jo pak pune, mund dhe sidomos shpenzim financiar qe te prodhohet, eshte gati per te dale ne treg, pra e kam perfunduar, por mungesa ose mos funksionimi i ligjit per te drejten e autorit, me ka bere qe ta zgjas pak daljen e tij. Megjithate, per te gjithe fansat e mi po them se albumi eshte gati, del se shpejti si kontribut, dhurate per publikun. Fitimi? "Mjafton qe mbetesh ne treg", shprehje e njohur e matrapazeve te artit te sotem. Te qeshesh e qash njekohesisht.

A do te jeni pjese e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise?

100 vjetori i pavaresise do te festohet kudo qe ndodhen shqiptaret, dhe sigurisht qe ne Amerike ka shume bashkekombes te mite. Une do te aktivizohem ketu ku jam dhe do te jem pjese e festimeve apo koncerteve te ndryshme qe do te mbahen ketu.

Diku keni deklaruar, se ndoshta do te jeni edhe pjese e politikes, jeni akoma me kete mendim apo jeni terhequr?

Nuk kam deklaruar une, gazetarja ka bere titullin per te shitur gazeten. Jam e interesuar te di c'ndodh ne politiken e sotme shqiptare, si gjithkush qe shqetesohet per vendin e vet. Ndersa per opinion: Ne kete kaos mosmarreveshjesh te qellimshme, ne te cilen ndodhet politika shqiptare, te kerkosh te perfshihesh ne te eshte njelloj si t'i futesh detit me kembe, sic thote populli.

Keni menduar ndonjehere qe te riktheheni pergjithmone ne Shqiperi?

E kam menduar! Por Shqiperia e viteve te fundit, pervec dashurise per vendin dhe deshiren per ndryshim, nuk te ofron gje tjeter.

A vini shpesh ketu, dhe cili eshte personi i pare qe takoni kur vini?

Sigurisht qe vij shesh dhe nuk eshte nje person i vecante, por gjithe familjen takoj ne fillim.

Po vajza juaj, a ka trasheguar dicka nga mamaja e saj artiste?

Mund te them se ka trasheguar shume, ne pjesen njerezore te artistes. Por ka humor, si babai i vet, me shume se sa ze per te kenduar.

Megjithese keni shume vite ne skene, duket se vitet per ju jane ndalur, cili eshte sekreti juaj?

Po, ne te vertete e kam nje sekret dhe do me pelqente qe te ndiqej nga te gjitha femrat dhe jo vetem. Une ndjek kohen, nuk me ndjek koha mua.

A keni komunikim me koleget tuaj, apo mendoni se shoqeria nuk eshte aq e sinqerte ne art?

Ne nivele te njejta nuk ka nevoje per mungese sinqeriteti. Kam miqesi pothuaj me te gjithe koleget e mi.

Nese do te ktheheshit shume kohe prapa, cfare do ta benit perseri, ashtu sic e keni bere dhe c'nuk do te benit kurre?

Ajo qe do ta beja me te njejtin emocionin, si shume vite me pare, do te ishte te martohesha perseri me bashkeshortin qe kam dhe nuk mund te them se nuk do e beja kurre, por do te isha shume me e kujdesshme prej xhelozise se "miqve".

Jeta ne Amerike eshte shume me e vrullshme, si eshte nje dite e juaja atje?

Nuk mund te flas per nje dite te caktuar, sepse sic e thate edhe ju, jeta eshte shume e vrullshme, por ajo qe mund te them me siguri, eshte se cdo dite eshte shume e ndryshme nga tjetra!

A eshte Ermira nje amvise e mire?

Mendoj se po…keshtu thone dhe familja apo miqte. (Qesh)

Kur mendoni se do ju shohim serish ne ekranet e televizioneve shqiptare?

Kur te mendoj se kam c'te them tjeter. Nderkohe qe, para disa muajsh kam qene e ftuar ne disa Tv, per te prezantuar kenget e reja.

Performancat "live" jane nje pjese e forte juaja, por cila eshte muzika qe ju levroni me se shumti, ajo e lehte apo muzika popullore qytetare?

Nuk mund ta ndaj me thike, pasi gjithcka varet nga eventi ku jam e ftuar per te performuar. Megjithate, une i kendoj te gjitha zhanret me te njejten deshire.

Ju ka mbetur dicka pishman, nga koha kur keni jetuar ketu, dhe qe nuk do te keni kurre mundesi qe ta realizoni?

Nga natyra, duke qene me kembe ne toke, ne jeten time jam perpjekur te vendos qellime te realizueshme. Dhe te them te drejten, ia kam arritur. Nderkohe qe e mira s'ka fund, por nuk kam asnje gje qe do te doja te ishte ndryshe. Nuk e shoh asnjehere veten te krahasuar me te tjere. Kjo me ben te ndjek e shoh, si i kam arritur ato c'ka jane ne interesin tim dhe te familjes sime. Besoj se kjo eshte nje arsye me shume per te qene e realizuar, me ato c'ka me duhen. Pangopesia, eshte nje shkak me shume i vuajtjeve te te pakenaqurve.

Nese do kishit mundesi te kthenit kohen pas, cilen periudhe te jetes do te jetonit me me nostalgji?

Femijerine, mes dashurise se gjysherve nga te dy prinderit. Fjaleve te tyre te mencura si dhe njerezillekut. Ka patur nje bahce te madhe gjyshi nga Pogradeci, e nuk mund te harroj asnjehere kenaqesine qe merrja nga ajo ferme pemesh ne mes te qytetit, me qetesine, bukurine e paqen qe te ofronte. Do te kujtoj me shume mall, dashurine e mencurine e gjyshes sime Mine, mesimet e dajes tim Qani Collaku, qe mbetet modeli i vetem per mua, per miresine, gamen e njohurive te pafundme per letersine dhe menyren se si trajtohet njeriu, kushdo qe te jete.

Cilat jane projektet tuaja dhe cili eshte aktiviteti me i afert ku do te merrni pjese, ne Shqiperi?

Projekti im me i afert eshte qe te dale albumi, si fillim. Me pas do te jene dhe dy videoklipe te reja, ne muajt qe do te vijne.
 (Yllka Selita Gazeta Koha Jone )



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet