>
BIOSHQIP

Ermira Babaliu Pushon Në Tiranë

06-04-2013
Këngëtarja Ermira Bababliu është kthyer nga Amerika për të pushuar në Shqipëri. Ajo do të qëndrojë rreth një muaj. Babaliu sqaroi, se nuk ka ndërmend të jap ndonje koncert, por ka nevojë të çmallet me nënën e saj. Të mërkurën në mbremje Ermira Babaliu ka qenë e pranishme në shfaqjen e dokumentarit "Artistja rebele" të Lumturi Blloshmit (nga dhe ku është realizuar kjo foto). Babaliu ka pozuar me regjisoren Nadire Buzo dhe piktoren e madhe Lumturi Blloshmi dhe protagonistë të tjerë të këtij dokumentari. Dokumentari u ndoq nga dhjetëra pesonalitete të njohura ku skenaristja dhe regjisorja Buzo emocionoi publikun me portretin artistik dhe biografik të piktores. Këngëtarja Babaliu, duket se ka mall edhe për jetën kulturore të Tiranës, të cilën ajo vet e ka braktisur duke mërguar në SHBA.
(shqiptarja)

Ermira Babaliu Pushon Në Tiranë