Muza E Jetes

Zemerimin qe kam perbrenda
S'guxoj ta them, por ta shkruaj di
Lumturine qe ndjej cdo cast
Dyfish e ndjej,kur ne leter e hedh

Sepse e di se ne mos sot neser
Nje tjeter shpirt i trazuar
Me shpirtin tim do te ngjaje
E njeri tjetrin do te kemi shok
Do te kemi shok sot e mot

Ndaj mos e gris e mos e hidh
Pa lexuar asnje fjale
Se mos ndoshta aty papritur
Do te gjesh veten sikur me pare

Ne flete te shkruara mendimet qajne
Qeshin gezojne ne libra botuar
Se rrojne me shprese se ne kete jete
Dikush nga ne do i kete lexuar

E do jetojne ne perjetesi
Ne cdo varg e poezi
Me melodine e nje kenge
E interpret pas interpreti

Do behem ndoshta i merzitshem
Me mesazhe te sjella permes
Fjales se shkruar te pathene
Muzes se jetes te frymezuar keq

- Poezi nga Ermira Tafciu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0