Tema: Poezi Për Atdheun

Malli

Malli më shtyen në ikje,
me mendime në vend të largët,
ky udhëtim më pëlqen, ik në atdhenë.

Atje njerëzit e dashur sërish i shoh,
gëzohem për tonin takim,
qeshem dhe më njohin e i njoh.

I shoh bjeshkët përmbi fshatra,
përmbi qytete, përmbi fusha drithërore,
e lëvizjet e njerëzisë gjallërore.

Tingujt e zileve e këmbanave
i dëgjoj dhe fshataret si i mjelin
shtazët, nga larg i vështroj.

Fushat e livadhet e gjelbëruara i shoh,
e edhe kasollat bjeshkatare përreth,
në të cilat banojnë edhe ata që i njoh.

Tingujt e qiftelive i ndiej dhe
muzika e tyre më gëzon.
E pastaj edhe këngët që i dua.

Aromën e gjellërave e nuhas
me kënaqësi, pastaj i shoh flijat,
pitet dhe ujin në gurgullim përbri.

Një martesë si e kam dashur
e shoh poashtu, me krushqë e dasëm
si kam dëshiru.

Ah, shumëçka kur më vije malli
në kalërim me kalin e mendimeve
unë e shoh, dëgjoj dhe çmallem si dëshiroj.

Vendlindja ime me diell në horizont,
i cili shëndritë në qielli, të dua pakufi.

- poezi nga Eros Kosova


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.4 / Votuan:  5



Më shumë nga Eros Kosova