TEKSTESHQIP

Ertila Koka
Ajo E Gzon
Lyrics

Këtë gotë më lër ta pi
Se shpirti po mban zi
Ai me të feston
Ajo nga sot e gzon

Të lutem më lër vet
Se dhimbjen nuk ma di
Këto lot s'do pushojnë
Fundi tashmë trokiti

Këtu unë do ta pres
Sytë për pak t’ja shoh
Sot e lë të shkoj
Ky shpirt tjetër s'do dojë

Të lutem më lër vet
Se dhimbjen nuk ma di
Këto lot më s'do pushojnë
Fundi tashmë trokiti

Se asgjë më s'do jetë njësoj
Si ti askush s'do më dojë
E di s'do mundem të të harroj
Ajo ty le të të gzoj.