TEKSTESHQIP

Ervin Xhepa
Tironsi
Lyrics

Me m'mashtru dhe me flori'
me Tironsit s'vej njeri,
jane sarhosha,arapçi,(2x)
me tabon e me burr'ni.(2x)
Tironsi nuk ta kthe shpinen,
Per shoq'ni e le kaptinen.
***
Tirons kom le,Tirons do vdes,
e kom per n'er e them serbes,
S'ka si çunat e Tirones,
s'i vje' kush ke gishti komes.
***
Se Tironsi as'iher,
s'e ka bo qe'fin qeder,
dhe me vdek nuk osht pishmon
qe'fin-qe'f ka bo gjithmon'.
Qe'fin-qe'f ka bo gjithmon',
gjo mongët shpirtit s'i ka lon,
Tirons nuk bo nona mo,
po the Tirons,ke thon cdo gjo.
***
Tirons kom le,Tirons do vdes,
e kom per n'er e them serbes,
S'ka si çunat e Tirones,
s'i vje' kush ke gishti komes.
***
Po ju them per t'fun'it her',
jom Tirons e kom per n'er,
kan pas thon t'paret dikur,(2x)
Tirons lè,nuk bohesh kurr'.(2x)
S'osht kollaj me qen' Tirons,
duhet fat e duhet shons'.
***
Tirons kom le,Tirons do vdes,
e kom per n'er e them serbes,
S'ka si çunat e Tirones,
s'i vje' kush ke gishti komes.

DËRGOI: