Më mbaj mend (për 1 muaj)

Melodia E Zemres

Melodi e zemres tende ishte kjo dashuri
Ti kitaros embel i bije
E zemren time e preke me butesi
Mes dridherimit te telave shpirtin ma blije

Me syte e tu frymzimin me dhe
Eja ulu pran meje me the
Melodi thurje me dashuri
E un e humbur pas syve te tu plot embelsi

Veten endacak te rruges e quajte
E kenge zemres time i kendoje
Ne skutat e saj thell u fute
Te qendroje perjet aty doje

Puthjen time embelsisht rrembeve
Mes detit te kalter shikimin hodhe
I etur ne buzet e mia puthje rimerje
Premtove dashuri e syve lote pikove

Melodi e zemres tende mbeti kjo dashuri
Kjo dashuri pertej jetes
Plot mall e endje e kujtoj tani
Do ta kujtoj edhe pertej vdekjes.

- poezi nga Erza Rudaku


- Poezia u dërgua nga erza147 -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet