TEKSTESHQIP

Ester Hoxha
Universi
Lyrics

O babi im sa më pëlqen
që një kompjutër dhe un’ të kem
oh sa shum’ ëndrra që mi do zemra
në dorën time të jen‘

E çdo sekret unë dua ta di
si për të rritur dhe për fëmij‘
dhe kuriozitete për mal e dete
mos mbeten më një çudi.

Ref.:
E vë programin dhe mausi pret
e hap ekranin më del një shigjet‘
kalova un‘ në fusha e male
në botën e madhe në internet
Kur dua libra i kam në disket‘
kur dua lodra i kam në disket‘
kalova un‘ në fusha e male
në boten e madhe në internet

O babi im sa më pëlqen
që një kompjutër dhe un’ të kem
oh sa shum’ ëndrra që mi do zemra
në dorën time të jen‘

Shoqe dhe shok‘ un‘ do ti zgjedh
e kur të dua un’ do ti mbledh
nga dhoma ime në botën e madhe
mesazhe do tu përcjell‘

Ref.:
E vë programin dhe mausi pret
e hap ekranin më del një shigjet‘
kalova un‘ në fusha e male
në botën e madhe në internet
Kur dua libra i kam në disket‘
kur dua lodra i kam në disket‘
kalova un‘ në fusha e male
në boten e madhe në internet
Kjo dhoma ime në botën e madhe
mesazhe në shqip i përcjell me e - mail

DËRGOI: