TEKSTESHQIP
Ethet E Së Premtes 4
Ka punuar shumë për të gjetur rrugën e fitores dhe ia ka dalë falë fuqisë vokale. Kejsi Tola është fituese e edicionit të katërt të "Etheve". Pas një beteje të gjatë dhe të vështirë, vajza vlonjate ka triumfuar mbrëmjen e së dielës në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Gjatë gjithë këtyre javëve në skenë, Kejsi Tola ka ecur me një ritëm dhe njëkohësisht me një personalitet artistik që e dallonte qartë nga të tjerët, çka ka bërë që ajo të lërë mbrapa konkurrentët e tjerë. Mes konkurrencës së fortë me Dorina Garucin, ajo arriti të triumfojë mbrëmjen e së dielës. Ka punuar shumë për të gjetur rrugën e duhur drejt fitores. Mesa duket, nuk i është dashur të përdorë ndonjë strategji të veçantë apo kompromis tjetër, pasi fuqia e zërit të saj ka folur vetë. Përballje e ashpër, e fortë, e pamëshirshme, me gjithë forcën dhe energjinë e gurmazit, një sprovë që ka treguar qartë aftësitë e Kejsit.

Në vitin 2008, u mbajt dhe edicioni i fundit i ‘Etheve’. Edhe nga ky edicion i fundit kemi këngëtarë të njohur që sot janë shumë të pëlqyer. Listës i prinë Xhensila Myrtezaj e cila arriti të futej në top 10 e më të mirëve të edicionit të katërt. Dorina Garuci, Fatlum Zeka, Rezarta Smaja, Dorina Xërxa dhe Kejsi Tola, ishin disa nga emrat tjerë që morën pjesë atë vit, kjo e fundit duke u shpallur fituese, e më pas edhe duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit 2008. Nga ky konkurs ka edhe artistë që nuk u futën në top 10 e finalistëve, por që sot janë të pëlqyer nga publiku, si Elhaida Dani, Hana Cakuli, Ronela Hajati, Olta Boka etj.

Që nga ngjizja e këtij spektakli dihej që do të kishte vetëm një fitues, që do të shkëlqente dhe do të arrinte të merrte kupën simbolike të "Etheve…", një emocion që vetëm 15-vjeçarja Tola pati shansin ta përjetojë. Por ky nuk ishte i vetmi konkurs që Tola prezantohej. Më parë ajo kishte marrë pjesë dhe është vlerësuar me çmim të parë në festivalin e fëmijëve në Tiranë dhe Shkodër. Kejsi mori 4692 vota nga Shqipëria dhe Kosova. Një performancë të shkëlqyer pati edhe vajza që mori çmimin e dytë, Dorina Garuci. Ndërsa vendin e tretë e mbajti vajza nga Gjakova, Dorina Xërxa.
Image 171362
Image 171363
  • Ethet E Së Premtes 4
  • Viti: 2008
  • Tirana
  • Prezantuesit: Adi Krasta
  • TV: Top Channel
  • Radio: Top Albania Radio