Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Trishtim


Arjan Sala

Çpo ndodh pa dale pakë,
Casaitalia ishte përfshirë në flakë,
Si druret ne oxhakë,
u dogjën mallrat tak-fapë.

Njerëzit brenda mbeten të hutuar,
askush atë që ndodhi për ta besuar,
zjarrëfikëset zjarrin duke shuar,
e Arjan Sala nxirrte njerez pa nguruar.

20 vetë i shpëtove,
do të mbaje titullin e heronjve,
jetën tënde e ndriçove,
zemren tënde të bardhe kurrë se ndryshove.

3 ditë zjarri i pashuar,
çdo njeri duke të lavderuar,
mbetesh trim i çmuar,
ne zemren e çdo shqiptari i paharruar.

Telefonata e fundit qe ke ba,
mirugjetsha na e ba,
kur marrin vesh kte lajm ja krisin tu qa,
kshtu paska qene e shkrume per ty o vlla.

Inat me vjen nga shteti shqiptar,
ato qe nuk sollen ne kohe paisjen duhen vrar.
Mos tju duken fjale te teperta,
kështu qëndroi e vërteta.

Ca mendojshin se ësht ba shkrumb e hi,
Ca të tjerë mbajshin zi,
gruaja priste me gjith fëmi,
nan e bab,fisi e gjithë kjo popullsi.

E pa besuar por ja qe duhet pranuar e verteta,
fjalet e xhaxhait të tij ishin të drejta,
vijnë zjarrfikësit me ca paisje te shkreta,
kur bashkohen tre skuadra pa fjalë mbeta.

Nuk kane faj ato si persona,
bashke me familjaret e tyre ndanin dhimje ne oret e vona,
faji eshte per kete qeveri,
pse nuk i shpenzon leket per pergatitjen e forcave speciale per siguri.

Mbasi shpetoi 20 veta,
te shpëtoi mallin ishte më ekstremja.
Uji dhe oksigjeni kishin mbaruar,
e Arjani nga tymi ishte asfiksuar.

Ditë e natë nëpër gazeta,
lajme shume të vërteta.
Natën e tretë po prisnim lajmin si perherë,
por kur e dëgjova thash "U prehsh në paqe Arjan i ndjerë".

Gjendet trupi i pajetë,
pas derës fatzezë,
lajmi më i pashpresë,
njeriu vdes por i paharruar do të mbesë.

Troket lajmi tek shtëpia,
asgjë skuptonte femija,
e mer vesh fisi e familja,
familje dëshmori trashgimia.

E keshtu shkroi historia,
këtë poezi dua ta shikoj e gjithë popullsia,
kështu trimash ka Shqipëria,
flamurin shqiptar mbi krye e do liria.

Varrimi zhvillohet,
e fjalimi kurre smbarohet,
dhimbja spushohet,
nga familja e tij si do të durohet?

Zoti të çoftë në xhehnet,
djalin tënd të gjithë e kanë amanet,
kjo tragjedi sharrohet leht,
zoti familjes ia lehtësoftë dhimbjen përjet.

Mbi varrin tënd po qajnë,
zemrën nga ty dot se ndajnë,
veten tani më duhet ta mbajnë,
ti do të kujtohesh në gjithë dynjanë.

Këto fjalë unë po ti qëndis,
i meriton je shqipe me plis,
ti jetove në këtë vis,
emrin shqiptar se njollose se bëre pis.

Si motra jote,humbjen tënde e përjetova,
emrin hero kur ta dhanë shumë u gëzova,
momrntet më të trishta jetova,
familjen tënde me zemër e ngushëllova.

Përmes flakëve kalove,
zërin e zemrës dëgjove,
jo 20 veta jo,gjithë njerëzinë shpëtove,
jetën tënde shqipërisë ja dhurove.

Poezinë për ty e shkrova,
këtë ngjarje e përjetova,
këto vargje i dedikova,
çdo fjalë për ty i dêgjova.

Fjalët e vëllait tënd të gjithë na prekën
"Zdo të harrojmë sa të kemi jetën,
Allahu na takoft në botën tjetër".
Kujtimet persëri mbetën.

Lus zotin ta shpërblejë sakrificën e dhënë,
në çdo anë fotografia jote ësht vënë,
kujtim i fortë do të mbesë,
së bashku me të kjo shqipëri do të vdesë.

Lajmet filluan përsëri,
pyetje drejtuar xhaxhit të tij,
viktimën e ke parë vetëm ti,
na thuaj diçka për këtë histori.

Xhaxhai i tij nuk dha komente,
a ishte e vërtetë apo gënjente,?
A është shkrirë ne flakë?
A është dëmtuar shumë a pakë?

Nuk e fajsoj xhaxhain e familjarët e tij,
nuk duan ta frikësojnë më shumë këtë popullsi,
femija ka nevoje per dashuri,
ndihmojeni atë o Shqipëri.

Është 3 vjeç asgjë nuk di,
Jetim pa babë,fëmij deshmori,
Një sëmundje i kish pushtuar sytë,
mos e lejoni edhe atë ta mbytë.

Kur të rritet do ta kuptojë,
të vërtetën do ta mësojë,
familjen do ta mbrojë,
nënës së tij pranë do ti qëndrojë.

Për Babanë e tij malli do e marrë,
edhe pse ai nga kjo botë është ndarë,
në zemrën e tij eshtë i pandarë,
e ardhmja këtij vogëlushi i shkoftë mbarë.

- Poezi nga Etleva Kurti

- U dërgua nga Etleva Kurti -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8


Më shumë nga Etleva Kurti


Komente mbi këtë krijim