>
BIOSHQIP

Etnon, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Përgjithmonë”

27-11-2012
Genci dhe Miloti kanë publikuar klipin e këngës së tyre më të re të titulluar "Përgjithmonë", që është realizuar në Amerikë.
Dyshja kosovare janë kthyer në skenë pas verës me një këngë romantike dhe pak më ndryshe se që jemi mësuar t'i shohim.

Klipi, i publikuar mbrëmë, është xhiruar në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Reagimi i publikut për fillim ka qenë mjaft pozitiv, pasi që klipi është shpërndarë në rrjetet sociale me vrull të madh dhe ka marrë klikime të shumta për vetëm disa orë.
(Telegrafi)

Etnon, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Përgjithmonë”