>
BIOSHQIP

Së Shpejti Një Videoklip I Ri Nga Etnon Dhe Lyrical Son

19-08-2014
Reperët veteranë të skenës së hip hopit shqiptar, Etnon, kanë realizuar një bashkëpunim me një prej top reperëve të skenës, Lyrical Son.

Lajmin e ka konfirmuar Genc Prelvukaj në faqen e tij private në Facebook, ku ka shkruar se kënga mbaroi dje regjistrimin dhe se javën e ardhshme xhirohet videoklipi.

Videoklipi i kësaj kënge pritet të lansohet në shtator, teksa ky nuk është i fundit projekt nga Etnon, që edhe në nëntor do të publikojnë një tjetër projekt.

Ky është rikthim i fuqishëm i Etnon në skenën e hip hopit, pasi që ka kohë që ata nuk kanë prodhuar muzikë – e që shihet po ashtu se nuk e kanë ndërmend ta lënë atë.
(Telegrafi)

Së Shpejti Një Videoklip I  Ri Nga Etnon Dhe Lyrical Son