>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shqip Dance” Nga Etnon & Lyrical Son

07-10-2014
Është publikuar kënga më e re nga Grupi Etnon dhe reperi i njohur Lyrical Son. Kënga titullohet "Shqip Dance" dhe është tejet ritmike.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë Etnon, gjithashtu dhe spoti është punuar nga kompania inçizuese e tyre, Black Fish Entertainment.

Këngëtarët nuk kanë pushuar as gjatë sezoni të vjeshtës, dhe ndërkohë janë ende në punime e sipër për projekte të reja. Kjo këngë mendohet të shndërrohet në një nga hitet e momentit.

"Shqip Dance" është hedhur në youtube nga kompania Black Fish Entertainment me të drejtat e kompanisë On Air Music.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shqip Dance” Nga Etnon & Lyrical Son