>
LETERSISHQIP

Arratisje

Thashe te iki pyllit sonte,
dhe pse terrin e kam frike,
endrren time bera shoqe,
edhe rruges ik e ik.
Pemet murgj qe mermerijne,
hije tyre vel i grisur,
para meje nje hutin,
si nje djall i cakerdisur.
Nuk e pashe nje trung te kalbur,
gje pa jete mbi token zi,
zemra sa s'pushoi nga frika,
dheut keputem pa fuqi.
Teksa gjaku naten ngroh,
degjoj endrren tek me flet:
"Cohu mike, s'eshte asgje,
nje gervishtje krejt e lehte!"
Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,
nata qenka thjesht nje rreng,
syri territ e gjen yllin,
endrra agut behet jete!