>
LETERSISHQIP

Per Njeriun

Shkembinj te te njejtit mal ne njerezit,
o Zot sa te forte!
Dhimbjen e rrezimit durojme,
thelbit te zemres
kur rrenjet shkulen,
Ne njerezit,
gur e metal,
Ne njerezit,
materie ku shpirti gjen strehe
e streha kurre qetesi s'ka…
O zot,
jemi mal ne njerezit,
se na linde jetes,
shpreses,
na lartove Ti pengeses.
Por te vegjel jemi Zot,
Me gjithe kocka sa nje grusht,
C’jemi ne para vdekjes,
Shqope qe malit behet prush!
Na ler Zot,
Mos na provo,
jemi shtylla njeri-tjetrit,
rruazoret vijne me radhe,
s'shkon i riu para te vjetrit!