>
BIOSHQIP
Biografia
Evanescence është grupi rock i formuar në vitin 1995 në Arkansas, nga këngëtarja Amy Lee dhe kitaristi Ben Moody. Albumi i tyre i parë zyrtar u publikua nga “Wind-up Records” në vitin 2003, me titullin “Fallen”. Pikërisht ky album shiti 17 milionë kopje në gjithë botën dhe fitoi dy çmime Grammy, ndërkohë që ishte kandiduar për shtatë të tilla. ‘Fallen’ qëndroi plot 43 javë në “Billboard Top 10″ dhe u çertifikua shtatë herë platin në Shtetet e Bashkuara. Single-i më i suksesshëm debutues i Evanescence është “Bring Me to Life”, në bashkëpunim më vokalistin Paul McCoy të 12Stones. Kënga pati sukses të madh ndërkombëtar dhe u pozicionua në vendin e 5-të në “Billboard Hot 100″. Dy këngët e tjera të albumit janë “Going Under” dhe “Everybody’s Fool”, të cilat patën gjithashtu sukses, në klasifikime të ndryshme. Një vit më vonë, Evanescence publikuan albumin e tyre të parë live, me titull “Anywhere but”, që shiti më shumë se një milionë kopje në gjithë botën. Në vitin 2006, grupi hodhi në treg albumin e dytë, “The Open Door”, i cili shiti 5 milionë kopje. Pjestarët e grupit kanë ndryshuar disa herë, David Hodges u largua në vitin 2002 dhe Moody, një nga themeluesit, u largua në vitin 2003 në mes të një turneu. Will Boyd u largua nga grupi në 2006-tën, duke u pasuar nga kitaristi John LeCompt dhe bateristi Rocky Gray në vitin 2007. Albumi i tretë i Evanescence u publikua në tetor të 2011-tës. Ai u rendit në vendin e parë të Billboard 200 dhe shiti më shumë se 127.000 kopje. “What You Want” dhe “My Heart Is Broken” janë dy këngët e para, pjesë të albumit. Në 2012-ën, grupi zhvilloi një turne për të promovuar albumin e tyre, së bashku me grupe të tjera si The Pretty Reckless dhe Fair to Midland. Në tetor të 2013-ës, “Wind-up Records” shitën aksionet e tyre, e ndaj rrjedhimisht Evanescence kaloi nën mbikqyrjen e “Bicycle Music Company”.