>
BIOSHQIP

Evi Reçi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Si Limonadë”

07-07-2013
Ndonëse jo shumë aktive, prurjet e saj në muzikë janë pëlqyer gjithmonë nga publiku. Është kjo këngëtarja Evi Reçi e cila ka paralajmëruar linçimin e një kënge dhe videoklipi të ri.

Evi tregon se kënga të cilën do ta sjellë titullohet “Si limonadë” dhe është me tekst të Endrit Mumajesit, ndërsa muzikën e ka bërë Flori, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në projektet e kaluara.



‘’Teksti i këngës është i freskët dhe romantik. Flet për ndjesinë që një person mund të japë”, tha fillimisht këngëtarja duke sqaruar se kënga është verore dhe me shumë ritëm. Jeta jashtë Shqipërisë është edhe arsyeja pse këngëtarja simpatike nuk sjellë më shpesh këngë për tregun muzikor.

“Unë jetoj prej vitesh në Firenze të Italisë, atje studioj dhe punoj. Kam zgjedhur të sjellë pak këngë për arsye teknike, nuk jetoj këtu dhe angazhimet në Itali janë të shumta, plus fakti që për të punuar një këngë nevojitet kohë e gjatë”, ka thënë tutje studentja e gazetarisë e cila veç këngës ushtron edhe profesionin e gazetares në një radio italiane.



Ndryshe, këngëtarja ka premtuar se së shpejti do të sjellë një album dhe disa klipe të reja, si dhe pjesëmarrje në festivalet shqiptare.
(Express)

Evi Reçi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Si Limonadë”