>
BIOSHQIP

“Shokët E Lagjes” Hiti Më I Ri I Xiut

22-04-2015
Fill pas suksesit të këngës "Dashuri apo tradhëti", Evzi Kaja -Xiu- sjell videoprojektin më të ri të titulluar "Shokët e lagjes". Teksti i këngës është punuar nga Valmir Lleshi, ndërsa muzika dhe orkestrimi nga Atdhe Marku. Kënga bën fjalë për mallin që e përshkon një të ri, sidomos ata që jetojnë në mërgim, mbi ditët dhe momentet e kaluara në vendlindje, konkretisht në Dibër, duke e krahasuar qytetin e dikurshëm me këtë të tashmin që jeton vetëm me "lavdinë" e dikurshme. Kënga është mirëpritur mjaftë mirë nga fansat, edhe më tepër nga realiteti që përçon. Klipi është realizuar me mjeshtëri të veçantë nga “Akon Studio” në Dibër.
(Arsim Kolari Teksteshqip.Com)