>
LETERSISHQIP

Kundër Fajdesë

Me fajde askush nuk ka një shtëpi të fortë
me gurë katrorë e të sheshtë
me fasadë të stolisur,
me fajde
nuk ka kishë me afreske parajse
Harpes et Luz
dhe paralajmërimi i Engjëllit
me aureola largoni,
me fajde
askush nuk sheh trashëgimtarë të Gonxagës dhe konkubina
s’pikturohet për ta mbajtur vetë artin në shtëpi
por për të shitur e shitur shpejt e me fitim, mëkat kundër natyrës

buka jote do të jetë si sitë e vjetër
e thatë si letër,
pa thekër ose miell gruri të fortë,
fajdeja e rëndon shtrirjen
i shtrembëron kufijtë me fajde
askush nuk gjen qëndrim të këndshëm.
I privohet gdhendja e gurit,
endësit të pëlhurës
Me fajde
leshi nuk vjen në treg
dhe delet nuk japin lesh
më e keqe se murtaja është fajdeja,

i heq majëne gjilpërës në duart e vajzave të reja
dhe ngatërron atë që tjerr. Peter Lombard
nuk bëhet me fajde
Duccio nuk bëhet me fajde
as Piero della Francesca dhe Zuan Bellini
as “Shpifja” s’ishte pikturuar me fajde.
Angjelika nuk u bë me kamatë, as me Ambrose de Praedis,
s’është firmosur asnjë kishë me gurë të gjallë “Adamo me fecit.”
Nuk u ngrit me fajde
Shën Hiler dhe Shën Trofini,
fajdeja ndryshk daltën
ndryshk artin dhe artizanin
bren pëlhurën në telajo, askush
nuk mëson artin që të mpleksë arin në endje ;
e kaltra kalbëzohet me fajde, nuk qëndiset
në purpur, smeraldi nuk gjen Memlingun e vet
fajdeja mbyt fëmijën në bark
arreston të riun e dashuruar
ia lë krevatin pleqve të dobësuar,
futet në mes të martuarve të rinj
Kundër natyrës
Në Elusi kanë sjellë putana
kërma zdërhallëse
mysafirë të fajdesë.