TEKSTESHQIP

Fabiola Agalliu
Dy Pika Shi
Lyrics

Për një çast,m'bjen ndër mënd
Ëndërrova për ty...
Sa aleatë ishim prapë të dy

Une e di që koha jo nuk fal
Humbëm shancin tone...
Të huaj ne në këtë stacion

Të dy ne humbëm në stuhi
Mbeti veç fotografi...
E pluhurosur bardh e zi

Të dy ne humbëm në harresë
Dhe nuk pyetëm kurrë përse?
Si një ndjenjë le të vdes

Mbetën veç dy pika shi
Të përhumbur në stuhi
U larguam ne pa fjalë
Ta ndalojmë...

Mbetëm vetëm dy të huaj
Ëndërrën tonë si e harruam
Zemrat tona ne i thyem përgjithmonë

Për një çast,zemra ndal!
Malli më pushton...
Pse duhet ty të të harroj?

Një këmishë të vjetër ka lënë ai
Në duar e shtrëngoj
Aroma e tij është ende në k'të dhomë

Të dy ne humbëm në stuhi
Mbeti veç fotografi...
E pluhurosur bardh e zi

Të dy ne humbëm në harresë
Dhe nuk pyetëm kurrë përse?
Si një ndjenjë le të vdes

Mbetën veç dy pika shi
Të përhumbur në stuhi
U larguam ne pa fjalë
Ta ndalojmë...

Mbetëm vetëm dy të huaj
Ëndërrën tonë si e harruam
Zemrat tona ne i thyem përgjithmonë

Për një çast,m'bjen ndër mënd
Ëndërrova për ty...

DËRGOI: