Tema: Poezi Për Shoqerinë

Shpendet Shtegtare

Arrijne lartesite,
pershkojne hapsira
vargjet e shpendeve ne fluturim,
per rruge te largeta mbi toke e dete
krahet e tyre s'duan t'ia dine.

Reve te hirta qe u presin udhen
sado te dendura qe mund te jene,
shpendet shtegtare lehtesisht u shmangen
tek enden lirshem lart neper qiell...

Ndryshe nga shpezet sedentare
qe zor se ngrihen gjar mbi pullaz,
aty perdhe cukisin therrimet
qe u hedhin zotet brenda n'kafaz...

-.-

- poezi nga Faik H.Kuqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10