>
LETERSISHQIP

C'eshte Poezia

Renkim eshte poezia
nga nje plage e lenduar,
nje psheretime eshte
nga nje kujtim i ringjallur,
nje shprese eshte,
nje besim,
nje kushtrim eshte poezia
per nje bote te enderruar.

Dashuri eshte poezia,
nje ndjenje qe fergellon eshte,
nje nerv eshte,qe pulson,
adhurim eshte poezia
per te bukuren,
per te miren,
per njerine...

Poezia nuk eshte fllad,
s'eshte erashke per tu freskuar,
nje afsh i valte eshte,
nje pasthirme,
nje frymezim eshte
qe s'permbahet,
sic nuk mblidhet e nuk mbahet
nje grusht flake a nje grusht ajer...