TEKSTESHQIP

Familia Ideale
Edhe Kete Nate ...
Lyrics

Verse 1 ___
Si shume dite dhe kete nate ne krevat
perpiqem qe te fle por gjumi spo me kap
jane mendimet qe pushtojne trurin si zjarr
i vetmi shoqerus eshte erresira qe ke prane..
Nje dite te mire e di mir e meriton por...
ku ta gjesh ne kte bote qe vajton ?
njerez te drejte gjen 1 ne 1 milion tani
gjerat kane ndryshuar veshtire te te doje njeri lali..
Besova shume dhe u lendova shume sepse ..
isha vetvetja dashurine ua dhashe pafund njerezve
beju te miren se e mira nuk ka fund por ..
te keqen do kujtojne do hedhin cdo gje ne lume ...
Mos u pendo kurre per ato qe ke bere
te jesh krenar realitetit mos ju tremb
karakterin tend mos ul per askend
zemren mbaje te paster ne kte bote qe jep pisllek
Ky dedikim shkon per gjithe djemat e rruges
shkon per ata qe jane plot me probleme
realitetin e jetojne perdite ne lufte
se kurre jo nuk do shiten edhe koken jo nuk ulen ...
Verse 2 ___
Babai im dikur me tha kujdes bir hapat e tua
aty ku lart do ngjitesh nje dite te gjithe do te duan
eshte natyra e njeriut nuk te duan te rrezuar
mik i mire mbetet ai qe doren ta ka shtrenguar
Po jetojme vitet qe ekrani ka shnderuar
qenien njerezore nga mendte e ka shkalluar
po ndjekin moden familjet i kane harruar
dashuria u shkembye me para ...Te lumturuar ...
mendojne se jane Por probleme kane hey
ata qe hipen ne kurriz te tjerve rane
respekt nuk kane vetem te hane
semundja mendore kte bote mbrapa e lane Zot ...!!!

DËRGOI: